Raporti është i hartuar në vazhdimësi të Studimit për Sistemin Kulturor Territorial (SKT) për Kosovën Perëndimore1 , i iniciuar nga CHwB Kosova dhe i kryer në bashkëpunim me Institutin Kërkimor SEMEION, Universitetin IULM dhe Uppsala. Gjatë projektit disa vjeçar për Sistemin Kulturor Territorial janë shenjuar asetet dhe aktivitetet në kulturë dhe sport në këto gjashtë (6) komuna: Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Klinë, Pejë. Industritë kreative janë ato industri që kanë origjinën e tyre në krijimtarinë, aftësitë dhe talentin individual dhe që kanë potencial për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës përmes gjenerimit dhe shfrytëzimit të pronës intelektuale.2 Edhe pse vazhdon debati rreth përcaktimit të saktë të industrive kreative, ka një pajtim të përgjithshëm për disa kategori, siç janë: Media dhe Marketing, Arkitekturë, Artizanate, Dizajn, Dizajn i Modës, TV, Radio dhe Fotografi, Teknologji të Informacionit, Publikime, Museume, Galeri dhe Biblioteka, Muzikë, Arte Performuese dhe Arte Vizuele, Gastronomi, e të tjerë. Në komunat perëndimore të Kosovës të cilat janë pjesë e këtij studimi, industritë më të pranishme që bijnë nën industritë kreative janë identifikuar si: Aktivitetet Sportive (të natyrës); Dizajni i Modës; Eventet Kulturore; Gastronomia; Radio & TV; Vallëzim dhe Produksion tjetër.
CHwB Kosova takohet me Ministren për të avancuar përpjekjet për digjitalizimin e muzeve
Sot, ekipi i CHwB Kosova, i udhëhequr nga drejtori Sali Shoshi, së bashku me Menaxheren e Programeve, Adea Mekuli dhe...


