Plani strategjik 2013-2016 – Fondacioni suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB)

Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është një organizatë e pavarur joqeveritare suedeze e përkushtuar në shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të prekur nga konfliktet, pakujdesia ose fatkeqësitë e shkaktuara nga natyra dhe
njeriu. Ne e konsiderojmë punën tonë si një kontribut jetik për ndërtimin e demokracisë dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut.
CHwB qëndron e paanë sa i përket palëve në konflikt, por jo kur është fjala për të drejtat e të gjithë njerëzve për trashëgiminë kulturore – si
sot ashtu dhe në të ardhmen. CHwB punon me trashëgiminë kulturore si një forcë aktive në pajtimin, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin social dhe ekonomik përmes ngritjes së kapaciteteve, rritjes së ndërgjegjësimit dhe krijimit të mundësive për ruajtjen dhe shpëtimin e trashëgimisë kulturore në shoqëritë e prekura nga konflikti, pakujdesia ose fatkeqësitë e shkaktuara nga natyra dhe njeriu. CHwB është e përkushtuar ndaj barazisë, mosdiskriminimit, pjesëmarrjes, llogaridhënies dhe transparencës.

Plani strategjik 2013-2016 – Fondacioni suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB)

 

Latest Posts