Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është organizatë jo-qeveritare suedeze e dedikuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të pa prekshme të ndikuara nga konflikti, neglizhenca apo fatkeqësitë njerëzore dhe natyrore. Ne e shohim punën tonë si një kontribut vital në ndërtimin e demokracisë dhe mbështetjen e të drejtave njerëzore. CHwB është neutrale sa i përket palëve në konflikt, por jo në të gëzuarit e të drejtave të të gjithë njerëzve për trashëgiminë kulturore – sot dhe në të ardhmen. CHwB punon me trashëgiminë kulturore si një forcë aktive në pajtimin, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin ekonomik dhe social duke krijuar kapacitetet, ndërgjegjësimin dhe mundësitë për ruajtjen dhe shpëtimin e trashëgimisë kulturore në shoqëritë e prekura nga konflikti,
neglizhenca apo fatkeqësitë njerëzore dhe natyrore.
CHwB është e angazhuar për barazi, mos-diskriminimin, pjesëmarrje, llogaridhënie dhe transparencë.
CHwB Kosova dhe Komuna e Ulqinit bashkojnë forcat për avancimin e muzeve të komunitetit
Dje mikpritëm në zyrat e CHëB Kosova zyrtarë të Komunës së Ulqinit, partnerin tonë në projektin "S.T.E.P. in Community Museums"...


