Duke e parë suksesin e turneut të parë kulturor me 2008, është vendosur që turneu i dytë të mbahet me 27 Shtator 2009. Ky turne me biçikleta do të jetë jo garues nga Juniku për në Gjakovë, dhe prej Gjakovës përmes Rahovecit, në Hoqën e Madhe. Si në vitin e kaluar, pjesë e turneut do të jetë ndalja dhe vizita në objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Në mes tjerash, ky turne do të shërbejë si shijim i bukurive të kësaj treve, që shtrihet në jugperëndim të Kosovës.
Turneu kulturor është ngjarje shoqërore që për qëllim e ka mbledhjen e njerëzve
dhe organizatave të interesuara në promovimin e pasurive kulturore dhe natyrore të Kosovës. Me këtë rast mos harroni t’i merrni me vete kamerat tuaja. Turneu kulturor do t’i përshkojë rrugët dytësore pa qarkullim të shpeshtë, si pjesë e karakterit të këtij udhëtimi I cili do të drejtohet nga udhërrëfyesit kompetent. Ky turne nuk është garë, dhe me këtë rast I jep mundësi pjesëmarrësit që ta përshkojë rrugën në ritëm individual dhe të futet në turne apo ta lëshojë atë në çdo kohë. Rruga është dizajnuar në atë mënyrë që t’u përshtatet çiklistëve si meshkuj po ashtu edhe femra të gjitha moshave.


