Gjatë vitit 2014, Cultural Heritage without Borders (CHwB) ka organizuar dy aktivitete pilot mbi trashëgiminë jomateriale në Ferizaj/Uroševac dhe Gjilan/Gnjilane, në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PCDK). Këto aktivitete janë konceptuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Grupet Rajonale të Punës (GRP) të përfshira në projekt, si dhe me ekipin e PCDK-së në Prishtinë.
Në këtë broshurë (pjesë e DVD-së me dokumentar) do të gjeni më shumë informacione rreth aktivitetit pilot të realizuar në Gjilan, përkatësisht për vallëzimet e rajonit të Karadakut.


