Përmbledhje Ekzekutive
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovën e dhjetë viteve të fundit u dëshmua si një nga angazhimet dhe obligimet më problematike të vendit. Përveç politizimit të skajshëm të çështjes së trashëgimisë kulturore, mungesa e fondeve adekuate (si shtetërore ashtu
edhe ndërkombëtare), e kombinuar me prioritetin e ultë që iu dha trashëgimisë kulturore, ndikuan në gjendjen e sotme mjaft të vështirë dhe të degraduar të monumenteve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore. Një nga qasjet dhe zgjidhjet alternative ndaj kësaj
gjendjeje të pashpresë, e cila propozohet në këtë analizë ka të bëj me promovimin dhe shfrytëzimin e punës vullnetare për intervenime direkte me qëllime mbrojtëse.
CHwB Kosova dhe Komuna e Ulqinit bashkojnë forcat për avancimin e muzeve të komunitetit
Dje mikpritëm në zyrat e CHëB Kosova zyrtarë të Komunës së Ulqinit, partnerin tonë në projektin "S.T.E.P. in Community Museums"...


