Shtegu Kulturor “Gjurmëve të Nënës Terezë”

Aktiviteti Kryesor: Ripërdorim Adaptiv; Interpretim;

Partnerët: RECS – Shkup

Përfituesit Kryesorë: Komunitetet lokale; Operatorët turistikë; Institucionet kulturore; Institucionet qeveritare lokale dhe qëndrore; Grupet Fetare; Artizanët dhe bizneset lokale;

Afati Kohor: 2019-2021

Financimi: Bashkimi Evropian

Vendndodhja: Komuna e Prizrenit, Komuna e Vitisë, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Shkupit, Komuna e Cucer Sandevos;

Objektivat Kryesore të Projektit

  • Forcimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut përmes trashëgimisë së përbashkët kulturore;
  • Krijimi dhe promovimi i “Rrugës Kulturore Nënë Tereza” si një përvojë unike kulturore dhe turistike;
  • Përmirësimi i qasjes të vizitorëve në vendet e rëndësishme të trashëgimisë përgjatë rrugës;
  • Inkurajimi i rritjes ekonomike lokale duke lidhur komunitetet me mundësitë turistike;

Rezultatet Kryesore të Projektit

  • Një hartë dixhitale e vendeve kryesore, duke përfshirë historinë dhe qasjen e tyre;
  • Përmbajtje e përmirësuar interpretimi (rrëfime) mbi jetën e hershme të Nënë Terezës;
  • Restaurimi i dy vendeve të trashëgimisë, duke ruajtur identitetin kulturor;
  • Qasje dhe sinjalistikë e përmirësuar për vizitorët dhe pelegrinët;
  • Rruga bëhet pjesë e ofertave të turizmit kulturor kombëtar dhe rajonal;

Latest Posts