Në Kosovë, zbatimi i parimit të pjesëmarrjes në vendimmarrje ndodhet ende në fazë embrionale. Legjislacioni i shtetit të ri është inkurajues ndaj pjesëmarrjes, por diskursi i tij ndonjëherë është tepër ambicioz në qëllimet nga këndvështrimi praktik dhe nuk është i lehtë për t’u zbatuar. Aq më tepër në Kosovë, ku për një kohë të gjatë mjedisi historik dhe socio-politik ka qenë në mospërputhje me konceptin e pjesëmarrjes demokratike. Institucionet e Kosovës dhe vetë shoqëria ndodhen në një proces tranzicioni që synon një demokraci funksionale pjesëmarrëse, por ritmi i këtij procesi nuk është parashikuar saktësisht.
Digjitalizimi i Peizazheve Kulturore – Rasti i Ulpianës: Shkëmbim Përvojash në Trashëgiminë Digjitale dhe Teknologjinë VR
Përgjatë tri ditëve, projekti “Digital Technologies for Cultural Landscapes” mblodhi profesionistë dhe pjesëmarrës nga fushat e trashëgimisë kulturore, teknologjive digjitale...


