Plani Zhvillimor Urban (PZHU) dhe Plani Rregullativ Urban (PRRU) i Qendrës Junik

Në qershor të vitit 2009, Komuna e Junikut zyrtarisht ka miratuar Planin Zhvillimor Urban “Junik 2023+” dhe Planin Rregullues Urban “Qendra e Junikut” në mbledhjen e rregullt të Asamblesë Komunale. Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) si koordinuese e tërë procesit ka bërë
dorëzimin zyrtar të këtyre planeve me 2 Korrik 2009. Këto janë planet e para urbane të hartuara në historinë e kësaj qyteze. Juniku njihet si vend tradicional i kullave dhe posedon majën më të lartë të malore në Kosovë (Gjeravica 2565 m). Me 15 qershor 2008, është deklaruar si Komunë e re. Që nga viti 2007, Komuna e Junikut, me përkrahjen e CHwB-së , ka hartuar “Planin e Konzervimit dhe Zhvillimit të Junikut”, dhe në gusht 2008 ka vazhduar me hartimin e Planit Zhvillimor Urban (PZHU) dhe Planit Rregullues Urban (URrP) për qendrën e Junikut.Kompania për Dizajn Urban Metropolis së bashku me Universitetin Polis në Tiranë, Shqipëri, është angazhuar për ekspertizë profesionale mbi
PZHU/PRrU.

Plani Zhvillimor Urban (PZHU) dhe Plani Rregullativ Urban (PRRU) i Qendrës Junik

Latest Posts