Aktiviteti Kryesor: Hulumtim dhe Publikim
Partnerët: Jeton Jagxhiu; Fejsal Demiraj; Komunitetet e Deçanit, Gjakovës, Istogut, Junikut, Klinës, Pejës;
Përfituesit Kryesorë: Entuziastët e traditës ushqimore; Komunitetet lokale; Shefat e kuzhinës, studiuesit dhe profesionistët e trashëgimisë kulturore;
Afati Kohor: 2022-2023
Financimi: SIDA;
Vendi: Rajoni Ekonomik Perëndimor: Komuna e Deçanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Istogut, Komuna e Junikut, Komuna e Klinës, Komuna e Pejës;
Objektivat Kryesore të Projektit
- Dokumentimi dhe promovimi i traditave kulinare të rajonit të Dukagjinit si pjesë e trashëgimisë së tij kulturore jomateriale.
- Forcimi i identitetit kulturor duke shpalosur recetat tradicionale, metodat e përgatitjes së ushqimit dhe praktikat bujqësore lokale.
- Angazhimi i komuniteteve lokale në procesin e ruajtjes së trashëgimisë, duke siguruar transmetimin ndërgjeneracional të njohurive.
Rezultatet Kryesore të Projektit
- Hulumtim i përfunduar mbi traditat kulinare të rajonit të Dukagjinit, në gjashtë komuna.
- Botimi i librit “Shijet e Dukagjinit”, që dokumenton teknikat e përgatitjes së ushqimit, praktikat bujqësore lokale dhe recetat tradicionale.
- Histori gojore të mbledhura nga komunitetet lokale, duke ruajtur narrativa autentike mbi trashëgiminë ushqimore.
- Ndërgjegjësim i shtuar për gastronominë si një nxitës për turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
*Librin mund t’a gjeni në libraritë kryesore në Prishtinë ose drejtpërdrejt në zyrën tonë.


