Turneu Kosovar ‘Tour de Culture’ është një turne jo-garues dhe rekreativ me biçikleta, i krijuar në vitin 2008, i cili organizohet në
kuadër të kornizës së Ditëve të Trashëgimisë Evropiane (DTE) dhe Javës të Mobilitetit Evropian (JME) në javën e tretë të muajit Shtator. Ky është një aktivitet i veçantë për Kosovën, i përbërë nga sinergjia e principeve nxjerrë nga Korniza e DTE dhe JME bazuar në programet e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe UN-HABITAT. Komunitetet, të rinjtë, media dhe publiku në përgjithësi do të përjetojë një mënyrë alternative dhe direkte të promovimit të trashëgimisë kulturore, jashtë stereotipeve dhe kontekstit politik që iu është vënë. Në këtë mënyrë, ky projekt do t’i afrojë njerëzit në mes veti pa ndonjë paragjykim. Promovimi i çështjeve të mobilitetit urban dhe çështjeve të ndotjes së ambientit do të jetë një tjetër vlerë e cila i shtohet projektit.
CHwB Kosova dhe Komuna e Ulqinit bashkojnë forcat për avancimin e muzeve të komunitetit
Dje mikpritëm në zyrat e CHëB Kosova zyrtarë të Komunës së Ulqinit, partnerin tonë në projektin "S.T.E.P. in Community Museums"...


